75 Mall Live Search
18:38 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Kafiteria në Prishtinë, ofron shujta ditore për çdo ditë, për shqiptarët e strehuar në kryeqytet

Kosovarët nuk po kursejnë asgjë për vëllezërit e motrat shqiptare.

Qysh nga dje, ndihma të shumta, pako ushqimore, veshmbathje e mjete financiare janë nisur drejt Shqipërisë, pas tërmetit të fuqishëm që la mbi 30 persona të vdekur.

Kush më shumë e kush më pak, po solidarizohet me banorët e prekur nga tragjedia, derisa shumë familje shqiptare, tashmë janë strehuar në vende të ndryshme të Kosovës, përcjellë Indeksonline.

Një nga kafiteritë e Prishtinës ai “GUEST” ka marrë një inciativë mjaftë të duhur.

Adriatik Zenuni, ka shpërndarë një postim, ku ka treguar se ky lokal, për shqiptarët e strehuar në Prishtinë, do t’u ofrojnë shujta ditore gratis.