75 Mall Live Search
16:16 / E Shtunë, 01 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Kafiteritë në Prishtinë, gjobiten me 200 euro për tejkalim të orarit!

Gjashtë lokale në rrugën “Fehmi Agani” mbrëmë janë gjobitur nga Inspektorët e Prishtinës për shkak të tejkalimit të orarit të punës, shkruan IndeksOnline.

Ky veprim  “kafeve të vogla” u kushtoi me nga 200 euro.

Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori i Inspekcionit, Adonis Tahiri.

Ky aksion u zhvillua në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

“Mbrëmë, inspektorët e Rendit Komunal bashkë me Policinë e Kosovës inspektuan lokalet në rrugën “Fehmi Agani”, që njihen ndryshe si “kafet e vogla”.

Gjashtë gjoba për tejkalim të orarit!”, ka thënë Tahiri.

Në bazë të Rregullit të orarit të punës në kafene, ato kanë të drejtë të fillojnë punën në ora7:00 deri në 24:00, në stinën e verës.

Ndërsa në periudhën dimërore orari i punës në kafene është prej orës 8:00 deri në 23:00./IndeksOnline/