16:32 / E Mërkurë, 12 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Kafja mund të parandalojë zhvillimin e sëmundjes së Parkinsonit

Kafja mund të luftojë edhe sëmundjen e Parkinsonit, sugjeron hulumtimi.

Kafeina u vërejt se kishte parandaluar akumulimin e një proteine toksike në trurin e minjve.

Kjo proteinë, e njohur si alfa-sinuklein, është e lidhur me Parkinsonin dhe me demencën me trupa të mëdhenj.

Testimet mbi brejtësit gjenetikisht në rrezik të dy sëmundjeve treguan kombinimin e kafeinës dhe ekstraktit EHT parandalonte alfa-sinuklein nga zhvillimi në vetëm gjashtë muajsh, transmeton Indeksonline.

Shkencëtarët tani shpresojnë se kafeina dhe EHT mund të kombinohen në një ilac për të ndihmuar në trajtimin e Parkinsonit dhe DLB tek njerëzit, të cilat janë të pashërueshme.

Hulumtimi u krye nga Universiteti Rutgers dhe i udhëhequr nga neurologist Dr M Maral Mouradian.

Rreth një milion amerikanë pritet të diagnostifikohen më Parkinson në vitin 2020, sipas shifrave.

Rreth 145 mijë e 500 janë diagnostifikuar në Britani të Madhe./Indeksonline/