Zbutja e skamjes sigurohet nga kontejnerët e stërmbushur, në Prishtinë

Një nga problemet kryesore në vendin tonë, vazhdon të jetë edhe ruajtja e ambientit.
Mbeturina gjithandej, kontejnerë të stërmbushur, janë këto pamje që shohim çdo ditë në sheshe, madje edhe në afëri të parqeve.
Pos, që shëmtohet imazhi i një qyteti, mbeturinat shfaqin rrezik edhe për shëndetin e qytetarëve, transmeton Indeksonline.
Por, mjerisht, këta kontejnerë që nuk zënë më vend afër Parkut të Qytetit në Prishtinë, po u “shërbejnë” edhe atyre që kërkojnë lëmoshë.
Në këtë fotografi shihim dy gra, njëra nga to e moshuar, të cilat po “hallakatin” në kontejnerët e qytetit./Indeksonline
