Kah po shkon mesfushori 16-vjeçar i FC Besa Pejës, Etnik Brruti?

Mesfushori i klubit Besa Peja, Etnik Brruti shkëlqeu këtë gjysmë-sezon në Superligë.
Brruti, si 16-vjeçar ka arritur të jetë pothuajse në të gjitha ndeshjet e Besës titullar, shkruan IndeksOnline
IndeksOnline ka biseduar me Brrutin i cili thotë se ka oferta nga disa skuadra, por asgjë zyrtare, madje e ka idenë që edhe të qëndrojë deri në fund të sezonit tek Besa.
“Po, kam disa oferta, por qe ende nuk ka diçka zyrtare”, tha ai.
Kujtojmë se Brruti është futbollisti më i ri në histori të Superligës që ka shënuar gol.