13:43 / E Mërkurë, 03 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kaia mbush dy vjet, kështu e uron Teuta

Teuta Krasniqi, aktorja e njohur përveç profesionit ka pasur shumë sukses edhe në jetën private.

Sot, vajza e saj e vogël Kaia feston ditëlindjen, transmeton Indeksonline.

Këtë e ka bërë të ditur vet Teuta përmes një postimi në llogarinë e saj në “Instagram”, ku ka uruar çdo të mirë në jetë për të.

“Shpirt e dritë, Kaia e vockël, e bukur, e ëmbël, sot i mbushe dy vjet ❤️❤️❤️ Qe dy vjet, na ke kompletu portretin tonë familjar, duke qenë motra e dashur dhe lazdrane e Tarës dhe sugaresha jonë që na mbush me dashuri dhe gëzim çdo ditë te jetës sonë.

Urime ditelindja shpirti i mamit. Paç shëndet, dashuri të pakusht, lumturi të pakufishme bashke me familje dhe gjithë njerezit e dashur. Të duam pa kufi, Tata, mami dhe babi.

Zoti të ruajt e të bekoftë” ka shkruar Teuta në këtë postim.

Ndryshe, ajo është e martuar dhe ka dy vajza, Tarën dhe të voglën Kaia./Indeksonline/