Kaja Kallas nesër viziton Kosovën

Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas gjatë ditës se nësërme viziton Kosovën.
Sipas njoftimit ajo do të takohet me përfaqësuesit e partive politike dhe organizatat e shoqërisë civile duke filluar nga ora 15:45 në vendin e njohur si Shtëpia e Evropës.
Pas takimit, Kallas do të mbajë një konferencë për medie./Indeksonline/