Kajtazi i bindur: Qytetarët folën bindshëm sonte: Kosova mundet ma mirë

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Kurtan Kajtazi, u shpreh i lumtur nga mbështetja e madhe që mori sot.
PDK-ja pati tubimin përmbyllës të fushatës në qendër të Prishtinës, dhe mijëra simpatizantë të partië dolën për të përkrahur listën e këtij subjekti politik për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Kajtazi u takua me qindra qytetarë të cilët ishin të bindur për fitoren e madhe nesër.
“Qytetarët folën bindshëm sonte: Kosova mundet ma mirë” u shpreh Kajtazi.
Kujtojmë se në zgjedhjet e nesërme, Kurtan Kajtazi bartë numrin 37 në listën e PDK-së.