Kajtazi: KEDS është kompani kriminale, para së cilës është dorëzuar Kurti

Gazetari Vehbi Kajtazi, përmes një shkrimi në Twitter ka thënë se KEDS është kompani kriminale. Pasi këta të fundit kanë kërkuar shtrenjtim të energjisë elektrike deri në 88 për qind.
Kajtazi mes tjerash ka shtuar se KEDS-i nuk blen asnjë megavat energji nga jashtë, derisa ka thënë se para tyre është dorëzuar Kurti.
Tutje ai ka shkruar se Kurti nuk po e mban premtimin që e kishte dhënë për shtrtëzimin e kësaj kompanie.
Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) ka dorëzuar më 12 gusht në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) një propozim për tarifa të reja të energjisë elektrike, i cili do të shtrenjtonte rrymën deri në 88 për qind për amvisëritë dhe deri në 70 për qind për bizneset.