13:02 / E Shtunë, 18 Mars 2023 / shkelqim osmanaj

Kajtazi: Kurti duhet ti dëgjoj këshillat e Ali Ahmetit

Gazetari Vehbi Kajtazi, ka reaguar ndaj deklaratës që ka dhënë Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot në Ohër, duke thënë se Kurti duhet ti dëgjoj këshillat e tij.

‘’Kryeministri Kurti, do të duhej ta degjonte Ali Ahmetin. Cfardo që ta ket kshilliar, keshilla e Ahmetit eshte me e mire per Kosoven’’.

Më tutje Kajtazi ka cilësuar Ali Ahmetin, si politikan që nuk gabon në vendimet që merr.

‘’Per mua Ahmeti eshte politikani qe kurre nuk ka gabuar ne vendimet e medha qe ka marre tash e tri dekada’’, ka shkruar Kajtazi në Facebook. /IndeksOnline/