Kajtazi mirëpritet në fshatra të Vushtrisë: Diskutuam për sfidat dhe mundësitë për të ardhmen

Kurtan Kajtazi kandidat për deputet nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës ka zhvilluar një takim me qytetarët e Dubovcit, Galices e Beqiqit.
Në këtë takime ai ka thënë se ka diskutuar për sfidat dhe mundësitë për të ardhmen.
‘’Sot pata kënaqësinë të bashkëbisedoja me qytetarët e Dubocit, Galicës e Beqiqit një nëndegë që historikisht ka qenë bastion i fuqishëm i PDK-së. Diskutuam për sfidat dhe mundësitë për të ardhmen, duke ndarë ide dhe vizione për zhvillimin e Vushtrrisë dhe Kosovës’’, ka shkruar Kajtazi.

Faleminderit për mikpritjen dhe përkushtimin tuaj, ka shtuar më tutje ai./Indeksonline/