75 Mall Live Search
23:21 / E Diele, 23 Maj 2021 / C E

Kaka e kishte shënuar golin e fundit për Milanin në Ligën e Kampionëve

Milani është rikthyer në Champions League pas shtatë vitesh.

Rosonerët mposhtën Atalantën 0-2 dhe përfunduan sezonin e Serie A në vendin e dytë, shkruan Indksonline.

Për herë të fundit Milani ka luajtur në Champions League në sezonin 2013/14, kur është eliminuar nga Atletico Madrid në fazën e parë të eliminimit direkt.

Kaka i cili ishte rikthyer nga Atletico Madrid ka shënuar golin e fundit në këtë kompeticion, në humbjen 4-1 ndaj madrilenëve.

Milani është skuadra e dytë më e trofeshme e Ligës së Kampionëve pas Real Madridit. /IndeksOnline/