Kaka flet për largimin e Messit nga Barcelona, tregon a do të përshtatet në Premierligë

Së fundmi janë shtuar zërat se Lionel Messi mund të largohet nga Barcelona, pas një konflikti verbal me Eric Abidal.
Legjenda e Milanit, Leite Kaka ka thënë se Messi mund të përshtatet edhe në Premierligë pasi që është lojtar i madh.
“Unë mendoj se nuk do të jetë problem që ai të luajë në Premier League, në një klub të madh në tri ligat më të mira në botë, do të ishte mirë për të,” tha Kaka për Sky Sports News .

“Por sigurisht kjo varet nga ajo që dëshiron për karrierën e tij. Është e vështirë ta shohësh atë duke luajtur për një klub tjetër, por është thjesht … “ok është në rregull, është koha që unë të ndryshoj dhe unë do të shkoj të kem një përvojë tjetër dhe unë do të jem futbollisti më i mirë në botë për një ekip tjetër”.
“Kur Ronaldo u largua nga Madridi ne ishim të trishtuar që ai u largua nga klubi dhe sigurisht shumë prej tyre pendohen për largimin e Ronaldos nga Real Madrid”.

“Por unë mendoj se të gjithë në atë kohë e kuptuan që, në rregull, për të është një sfidë tjetër, ai ka nevojë për një sfidë tjetër, ai duhet të lëvizë, është në rregull, ne jemi një nga klubet më të mira në botë dhe ne do të vazhdojmë më tej, Real Madridi duhet të rindërtohet”.
Kaka është lojtari i fundit që fitoi Topin e Artë (2007) para fillimit të mbretërimit të dyshes Ronaldo – Messi. /IndeksOnline/