19:27 / E Diele, 29 Mars 2020

Kaka i dërgon mesazh Ronaldinhos në burg

Ish-futbollisti më i mirë në Botë, Kaka ka dërguar një mesazh për shokun e tij në burg, Ronaldinhon.

Legjenda e Milanit ka thënë se kjo gjendje është e trishtë dhe shpreson që një ditë do t’i kthehet buzëqeshja.

Është gjithçka shumë e trishtë! Nuk kam shumë informacione për të folur në mënyrë të detajuar, por duke qenë se me Ronaldinhon kam pasur shumë eksperienca në fushë dhe jam mik i tij, jam i trishtuar ta shoh pas kangjellave dhe në këtë situatë”, ka thënë Kaka.

Shpresoj të kthehet të buzëqeshë, të luajë futboll dhe zbavitet!”, fjalët e brazilianit për “AS”.

Ronaldinho është burgosur në Paraguai pasi që tentoi të udhëtonte me pasaportë të falsifikuar. /IndeksOnline/