Kaka: Nëse më jepet mundësia, jam gati të kthehem te Seleção

Kaka padyshim është një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave.
Gjatë kohës së tij te Milani, ai ishte prej më të mirëve në botë ku po ashtu kishte fituar edhe Topin e Artë, duke u bërë lojtari i fundit që fitoi këtë çmim para se të fillonte epoka Messi-Ronaldo.
Mirëpo së fundi kanë qarkulluar zërat se ish-trajneri i tij, Carlo Ancelotti do ta merrte atë si asistent te Kombëtarja e Brazilit, me brazilianin që dha një përgjigje rreth kësaj teme.
“Nëse më jepet mundësia, jam gati të kthehem te Seleção. Jam i përgatitur. Që nga viti 2017 kam dashur të përgatitem vetë. Kam ndjekur kurse biznesi në sport në Harvard, kam ndjekur kursin e trajnerit në CBF, kam përvojë në ekipin kombëtar, në Kupën e Botës”, tha për Caze TV./IndeksOnline/