Kalabria po bëhet me park, Zogaj njofton nisjen e punimeve

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, njoftoi se sot kanë nisur punimet për parkun e madh të lagjes Kalabria (Emshir).
Sipas Zogajt, parku do të shërbejë si një hapësirë e gjelbër dhe relaksuese për të gjithë banorët, transmeton IndeksOnline.
“Kjo iniciativë është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të cilësisë së jetës dhe krijimit të mundësive të reja për rekreacion dhe argëtim. Bashkë do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për lagjen tonë dhe qytetarët tanë!” u shpreh Zogaj.
Vet ai, sot doli në vendin ku nisën punimet, për të ndjekur nga afë projektit që pritet të finalizohet brenda një periudhe të caktuar kohore.
Ky është njoftimi i plotë i Zogajt:
Sot nisëm një tjetër projekt të rëndësishëm për qytetin tonë – Parkun e Madh në Lagjen Kalabria. Ky park do të shërbejë si një hapësirë e gjelbër dhe relaksuese për të gjithë banorët, me një kënd të dedikuar për fëmijët dhe një skate-park për të rinjtë. Kjo iniciativë është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të cilësisë së jetës dhe krijimit të mundësive të reja për rekreacion dhe argëtim. Bashkë do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për lagjen tonë dhe qytetarët tanë!