”Kalaja” e pamposhtur, Arsenali pa humbje në ”Emirates” në pjesën e parë të sezonit
Skuadra e Arsenalit po kalon një sezon fantastik në Premierligën angleze, por edhe në garat tjera.
”Topçinjtë” e mbyllën pjesën e parë të këtij sezoni dhe vitin 2025 me fitore, ku mbrëm mposhtën Aston Villën me rezultat 4-1, e po ashtu edhe jan♪7 lider në tabelën e Premierligës, me 45 pikë, pesë më shumë se Manchester City, shkruan IndeksOnline.
Një statistik fantastike për skuadrën e Mikael Artetës është se nuk din për humbje në stadiumin “Emirates” në pjesën e parë të sezonit.
Nga 15 ndeshje të zhvilluara, Arsenali ka shënuar plot 14 fitore dhe vetëm një barazim, atë 1-1 me Manchester Cityn.
”Gunners” janë një nga favoritet kryesor për të fituar titullin e Premierligës këtë sezon, nese gjithçka shkon mirë si në pjesën e parë sezonale./IndeksOnline/

