13:37 / E Mërkurë, 03 Prill 2019 / indeksADMonline

“Kalamajtë” e Kosovës në ekipin e bisedimeve, afro 10 mijë euro në muaj i kushtojnë buxhetit të shtetit!

Kosova me ekip të “kalamajve” në bisedime, Serbia me ekspertët më të fortë nga Beogradi

Punësimet familjare po vazhdojnë të jenë prezente pothuajse në gjitha institucionet shtetërore. Kësisoj, edhe në ekipin negociator të cilin e udhëheq Fatmir Limaj i NISMA-s dhe Shpend Ahmeti i PSD-së janë angazhuar familjarë dhe kushërinj të këtyre të fundit.

Ndërsa, Beogradi zyrtarë është angazhuar që në dialog me Kosovën të paraqesë ekspertët më të mirë serbë.

Ekipi negociator tanimë ka përzgjedhur anëtarët që do të jenë të pranishëm në Zyrën e Koordinatorit Administrativ për bisedimet e Kosovës.

Shumica prej këtyre personave, të rinjë në moshë, janë partiak të Nisma-s Sociale Demokrate dhe Partisë Social Demokrate.

Asistentja e kësaj Zyre është emëruar Hana Aliu, “ushtare” e partisë së Limajt. Shkollimi i saj është i kryer në një kolegj privat (ISPE). 

Hana Aliu

Ndërsa, këshilltar politik profesional është emëruar Veton Kastrati si dhe Endrit Zabërgja. Ky i fundit ushtron po ashtu postin e kryetarit të Rinisë së Nisma-s.

Veton Kastrati
Endrit Zaberrgja
Pajtim Durmishi

Ndërsa, PSD-ja e Ahmetit përpos familjarëve, iu ka gjetur vend edhe disa personave tejet të rinj në moshë.

Shkodran Hoti është emëruar zëdhënës i Zyrës së Koordintaorit Administrativ.

Shkodran Hoti

Agron Kabashi, i afërt me Dardan Molliqajn si dhe Veton Dragusha janë “rehatuar” si shofer të këtij ekipi. Dytë do të marrin pagën në shumën prej 1160 euro.

Agron Kabashi
Veton Dragusha

Gjithsej, sipas statistikave, ky ekip i përbërë nga 14 anëtar do t’i kushtojë buxhetit të shtetit me afro 10 mijë euro në muaj.

Nezir Ismaili

Anëtarët e tjerë

Ilir Cacaj

Endrit Binakaj

Muhamet Bytyqi

Etleva Malushaj

Avdi Smajaj

Albert Krasniqi

Mirëpo, ndryshe po del të jetë ekipi i përbërë nga Serbia.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se Serbia ka angazhuar dhe këshilltarë ndërkombëtarë me plot nam.

“Serbia ka angazhuar dhe këshilltarë ndërkombëtarë me plot nam”, ka thënë ai, duke shtuar se “Kosova ndërsa, “ekipi negociator” i saj, ka vendosur që në përballjen më të rëndësishme historike që ka, të angazhojë nipa, dajë e tezak. Për një vend pune për familjarë, marrin në qafë një vend të tanë”, shkruan deputeti i LDK-së.

“Pse të habitemi më pas se Serbia ecën përpara në Evropë; e ne mbesim në llumin e theqafjes së kapësve tonë”, është shprehur Abdixhiku. /Indeksonline/