75 Mall Live Search
17:35 / E Hënë, 23 Shtator 2019 / indeksADMonline

‘Kalavesh’ golash në Superligë, kështu duket tabela pas javës së 6-të

Sot u mbyllë xhiroja e 6-të e Superligës e cila solli prodhoi plot 21 gola duke e bërë javën më produktive në Superligë.

Fitore të thellë shënoi Llapi 5-1 kundër Flamurtarit si mysafir, ndërsa Ballkani fitoi 5-2 kundër Vushtrrisë.

Fitore të rëndësishme shënoi edhe Drenica në udhëtim te Ferizaji 1-0, shkruan Indeksonline.

Gara për kreun e tabelës duket shumë interesante me Feronikelin dhe Gjilanin që kryesojnë me nga 12 pikë, por pas tyre janë tre skuadra me nga 11 pikë, Drita, Llapi dhe Ballkani.

Kjo është tabela e plotë pas 6 javëve të Superligës. /Indeksonline/