“Kalemi Travel Kosova ShPK” reagon ndaj raportimit të Indeks-it

Dy familje kosovare janë ndjerë të zhgënjyer nga një kompania turistike “Kalemi”, ku sipas tyre janë mashtruar nga kompania në fjalë.
Kompaninë turistike “Kalemi” me përfaqësi në Kosovë, e cila aranzhmanin për dy familjet kosovare e kishin paguar për qëndrim disaditorë në resortin “Ivan Rilsi” në Bansko të Bullgarisë, ky sipas kryefamiljarit nuk u ishin ofruar shërbimet.
“Ne e kemi parë ofertën në rrjete sociale për Bansko edhe e kemi bërë rezervimin në bazë ta asaj oferte ku është parë edhe resorti i hotelit. Mirëpo kur shkuam atje ne e kemi kuptuar se ishim mashtruar nga kompania “Kalemi”, e cila na kishte bërë rezervimin 100 metra larg hotelit. Kur e kemi pyetur menaxhmentin e hotelit na ka thënë se rezervimi është bërë në kompleksin që është larg nga hoteli. E kemi thirrur kompaninë, por ajo nuk është paraqitur në telefon. Ne në asnjë moment nuk na kanë tregu nga kompania se do të vendoseshim 100 metra larg hotelit.”, ka treguar personi për Indeksonline, i cili supozon se është mashtruar.
Në lidhje me raportimin e Indeksonline, ka reaguar kompania “Kalemi Travel Kosova ShPK”, ku thënë se ofertën të cilen e ka kërkuar ne e kemi ofruar tek klienti dhe e kemi informuar se çka përfshine oferta dhe për të cilen ai është pajtuar para se të bëjë rezervimin.
“Për hir të së vërtetës dhe mirëinformimit tuaj dua te ju informoj se klienti në fjalë së bashku me familjen e tij dhe një familje tjetër kanë bërë kërkesë për rezervim të këtij hoteli në zyret tona me vullnet të plotë dhe me vetdëshire pa asnje presion. Ofertën të cilen e ka kërkuar ne e kemi ofruar tek klienti dhe e kemi informuar se çka përfshine oferta dhe për të cilen ai është pajtuar para se të bëjë rezervimin. Oferta në fjalë dhe përshkrimi në “Voucher” (dokument zyrtar/deshmi rezervimi) përmban: 1. Emrin dhe lokacionin e hotelin, 2. Numrin, emrat, mbiemrat dhe moshen e personave, 3. Periudhen e qendrimit, 4. Shërbimin e ofruar, 5. Llojin e dhomes.
Të gjitha pika me lartë janë ofruar konform kërkesës së tyre dhe nuk ka pas asnjë ndryshim në të. Pretendimet se ne jemi mashtrues janë të rënda dhe nuk qendrojne pasi që sipas përshkrimit në “Voucher”, të gjitha sherbimet e ofruara janë perdor nga klientet në fjalë dhe nuk ka pas asnjë ndryshim ne të. Poashtu, janë të pabaze pretendimet e tij se nuk jemi lajmëruar në telefon për ankesen e tij. Klienti në fakt ka thirre në zyren tonë dhe jashtë cdo normales ka fyer stafin tonë”, thuhet në reagimin e kësaj kompanie.
Ndërsa kanë shtuar se kanë tentuar ti telefonojnë klientit, mirëpo nuk është lajmëruar.
“Për hirë të mirësjelljes dhe përkushtim tonë qe të jemi afer me klientin në cdo kohe, une personalisht kam tentuar ta therras mirëpo nuk është lajmëruar. Poashtu ne i kemi kthy email në ankesën e tij, mirëpo ai ka zgjedh një forme tjetër të ankesës për të cilen në e konsiderojme që nuk është e drejtë.
Gjithsesi, ndihemi shumë keq për klientin pasi qe hoteli nuk ia ka përmbush pritshmerit e tij kësaj rradhe, mirëpo kjo është jashtë fushës tonë të veprimit pasi qe në bëjmë vetem rezervimin e hoteli dhe jo operimin e tij”, thuhet tutje në reagimin e kompanisë “Kalemi Travel Kosova ShPK”./Indeksonline/
Reagimi i plotë (pa ndërhyrje):
E dashur redaksi e Indeksonline,
Se pari shpresoj qe ky email te ju gjej mire dhe punet po ju shkojne mbare.
Quhem Dren Zatriqi dhe jam bashke-themelues i kompanise Kalemi Travel Kosova SHPK ndaj te ciles mbreme eshte bere nje postim ne portalin dhe mediat sociale te tuaj.
Se pari deshem te reagojme ne lidhje me lajmin te cilin e konsiderojme se ishte tendencioz dhe me qellim te denigrimit te brendit tone per te cilin nje grup i perkushtuar i profesionisteve eshte angazhuar me vite qe ta rris dhe ta mbroj me shume vullnet.
E dashur redaksi, ju lutem informohuni se misioni i Kalemit mbetet gjithmone te ofroje zgjidhjet me te mira te eksperiencave per klientet tane dhe te krijoje portfolio te shendosh te klienteve, partnereve dhe bashkepunetoreve ne te gjitha sferat e biznesit dhe te jete biznes shembull i pageses te gjitha taksave dhe obligimeve shteterore ne kohe rekorde. Per kete qendrojme shume te perkushtuar ndaj ketij misioni dhe asesi te mashtrojme sic eshte cekur ne lajmin e juaj.
Menyra se si eshte postuar lajmi, poashtu e konsiderojme si te njeanshem dhe impulsiv pasi qe i njejti ka qene dashur fillimisht te vertetohet dhe te konfirmohet edhe nga pala tjeter permes formes zyrtare; e jo permes thirrjes telefonike dhe plasimit te asaj thirrjeje/audio paautorizim tone! Mbi te gjitha e konsideroj joetike qe te etiketohet biznesi dhe personat pergjegjes te biznesit me lajme te pakonfirmuara, ndersa pala akuzuese ne kete rast klienti te mbetet anonim ne postim?
Sidoqofte, eshte zgjidhje e juaja se si beni postime te lajmeve ndersa e jona eshte qe te reagojme per to.
Per hir te se vertetes dhe mireinformimit tuaj dua te ju informoj se klienti ne fjale se bashku me familjen e tij dhe nje familje tjeter kane bere kerkese per rezervim te ketij hoteli ne zyret tona me vullnet te plote dhe me vetdeshire pa asnje presion. Oferten te cilen e ka kerkuar ne e kemi ofruar tek klienti dhe e kemi informuar se cka perfshine oferta dhe per te cilen ai eshte pajtuar para se te beje rezervimin. Oferta ne fjale dhe pershkrimi ne “Voucher” (dokument zyrtar/deshmi rezervimi) permban: 1. Emrin dhe lokacionin e hotelin, 2. Numrin, emrat, mbiemrat dhe moshen e personave, 3. Periudhen e qendrimit, 4. Sherbimin e ofruar, 5. Llojin e dhomes.
Te gjitha pika me larte jane ofruar konform kerkeses se tyre dhe nuk ka pas asnje ndryshim ne te. Pretendimet se ne jemi mashtrues jane te renda dhe nuk qendrojne pasi qe sipas pershkrimit ne “Voucher”, te gjitha sherbimet e ofruara jane perdor nga klientet ne fjale dhe nuk ka pas asnje ndryshim ne te. Poashtu, jane te pabaze pretendimet e tij se nuk jemi lajmeruar ne telefon per ankesen e tij. Klienti ne fakt ka thirre ne zyren tone dhe jashte cdo normales ka fyer stafin tone. Per hire te miresjelljes dhe perkushtim tone qe te jemi afer me klientin ne cdo kohe, une personalisht kam tentuar ta therras mirepo nuk eshte lajmeruar. Poashtu ne i kemi kthy email ne ankesen e tij, mirepo ai ka zgjedh nje forme tjeter te ankeses per te cilen ne e konsiderojme qe nuk eshte e drejte.
Gjithsesi, ndihemi shume keq per klientin pasi qe hoteli nuk ia ka permbush pritshmerit e tij kesaj rradhe, mirepo kjo eshte jashte fushes tone te veprimit pasi qe ne bejme vetem rezervimin e hoteli dhe jo operimin e tij.
Ne anen tjeter, poashtu ndihemi shume te zhgenjyer me menyren se si e keni plasuar lajmin paaurotizimin tone dhe besojm fuqishem se si nje portal me reputacion te mire dhe te besueshem do te beni permiresimin e ketij lajmi sa me shpejte qe eshte e mundur. Besojme fuqishem ne lirine e shprehjes dhe mireinformimit publik.
Per cdo informate shtese ne lidhje me kete rast mbetemi te perkushtuar te ju ofrojme deshmi shtese sipas kerkeses tuaj.
Me shume respekt,