20:48 / E Diele, 10 Tetor 2021 / C E

Kalenderi shkëlqen në Portugali, sukses i jashtëzakonshëm edhe nga garuesit tjerë kosovar

Ekipi kosovar korri sukses të jashtëzakonshëm në garën e më të mirëve në botë në disiplinën malore, Hill Climb Masters.

Kjo garë është organizuar nën patronazhin e Federatës Ndërkombëtare të Automobolizmit, FIA, në Braga të Portugalisë.

Garuesi i Kosovës, Liridon Kalenderi zuri vendin e 2-të në kategorinë e parë, Grupi 4.

Përfaqësim dinjitoz dhe spektakël kanë ofruar edhe garuesit e tjerë nga Kosova: Bardhyl Canolli, Faton Rama, Arjeta Rysha, Mimoza Jetullahu, Valon Jaha dhe Gazmend Demolli.

Jemi krenarë me garuesit tanë që dhanë maksimumin  për të ngjitur sa më lart flamurin tonë në një konkurencë prej 160 garuesish nga vende të ndryshme të botës. /IndeksOnline/