10:06 / E Enjte, 24 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kali, një “aktor” i përkryer, bën sikur kishte ngordhur çdoherë, që dikush tentonte të kalëronte me të

Ky kalë është një “aktor” i mirë. Sa herë që dikush përpiqet të kalojë mbi të, ai duket se heqë dorë nga jeta dhe bie në dysheme, duke pretenduar se kishte ngordhur.

Jingangu e ka mashtruar ngordhjen aq shumë saqë di të fshehë edhe gjuhën dhe vendos thundrat e tij në pozicione të çuditshme për ta bërë të duket sikur nuk është më.

Pronarët e tij thonë se kjo ndodhë sa herë që njerëzit futen në vendin ku është ai, transmeton Indeksonline.

Një burrë, i cili tentoi ta mësonte Jingangun se si t’i duronte njerëzit për të shëtitur me ta, tha se është i lezetshëm, por i keq.

“Ai qëndron në tokë për disa sekonda,  por në momentin që dikush fillon t’i afrohet ta marrë atë, ai bie përsëri mbi dysheme”, shtoi ai./Indeksonline/