Kalifornia legalizon marihuanën
Kalifornia nisi shitjen e marihuanës në dyqane me fillimin e vitit të ri në atë që shihet si një hap i rëndësishëm për zgjerimin e kësaj lëvizje në vend.
Me qindra njerëz mbajtën radhë në dyqanet e licensuara për të shitur barin cudibërës që para se të hapeshin dyert e tyre, ndërsa pronarët e bizneseve thanë se kishin krijuar rezerva duke e ditur kërkesën e madhe. Deri ditën e fundit të 2017, marijuana në Kaliforni mund t’i shitej vetëm atyre që kishin një kartë mjekësore dhe që e blinin për këto arsye, por që prej këtij viti, kushdo që ka mbushur 21 vjeç mund ta blejë për argëtim.
Çdo kalifornian me moshën e duhur, mund të zotërojë deri në 28 gram marijuanë dhe të rrisë deri në 6 bimë në shtëpi që prej 1 janarit. kalifornia është shteti i 6 amerikan që lejon shitjen e marijuanës për publikun e gjerë dhe duke qenë se bëhet fjalë për shtetin më të populluar në vend, nuk ka dyshim se është një shtysë e madhe për këtë industri.
Por autoritetet paralajmëron se marijuana ende është e jashtligjshme në nivel federal, pra smund të kalosh kufirin me të në një tjetër shtet, ta marrësh në avion apo ta dërgosh me postë. pritet që në pak vite, tregu kalifornian i marijuanës të kalojë 7 miliard dollarë, më shumë se 6,6 miliadët që i gjithë tregu i ligjshëm i kanabisit gjeneroi në SHBA në 2016-n.