75 Mall Live Search
14:02 / E Mërkurë, 07 Shtator 2022 / B O

Kalimi i Kica-Xhelilit në LDK, rast i rrallë që një politikan të kalojë nga qeveria në opozitë

Në medie është lakuar sot mundësia që Doarsa Kixha-Xhelili të bashkohet me LDK-në. Madje thuhet se të mërkurën e javës së ardhshme deputetja e Partisë Guxo do të zyrtarizohet në LDK-në e Lumir Abdixhikut.

Ky përbën një rast të rrallë në politikën kosovare dhe më gjerë.

Vetëm një politikan me integritet kalon nga qeveria në opozitë. Gjersa jemi mësuar që të shohim kalime nga opozita në qeveri, me gjithë të mirat dhe beneficionet që sjellë kjo, kalimi nga qeveria në opozitë është i rrallë. Vetëm një politikane me besim të fortë dhe integritet të rrallë mund ta bëj këtë.

Nëse konfirmohet lajmi që Doarsa Kica-Xhelili kalon në LDK, një parti opozitare, kjo tregon integritet duke konsideruar se kjo është një nga deputetet më aktive të kësaj Legjislature.

Lumir Abdixhiku me lëvizjet e fundit duke emëruar persona të rinj në pozitat kyçe në parti, duket se është duke e transformuar LDK-në që të jetë e gatshme të përballet me Vetëvendosjen./Indeksonline/