15:29 / E Hënë, 04 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Kalimi i kohës cilësore me fëmijët tuaj ka më shumë ndikim sesa aftësia intelektuale e prindërve

Prindërit nuk duhet të jenë të mençur për të pasur fëmijë të mençur- ata thjeshtë duhet t’i kushtojnë më shumë kohë atyre, thonë ekspertët.

Shpenzimi i kohës cilësorë me familjen e tyre ka më shumë ndikim sesa intelekti apo të ardhurat e prindërve, zbuloi një studim mbi suksesin akademik të fëmijëve.

Arsimi i nënës ka më shumë gjasa të ketë ndikim më të madh tek fëmijët sesa i babait.

Ndërkohë, edukimi i një vajze ka më shumë gjasa të preket  nga humbja e një prindi sesa i një djali.

Hulumtuesi amerikanë dhe izraelitë analizuan të dhënat për pothuajse 700 mijë fëmijë në Izrael për të shqyrtuar efektin e humbjes së një prindi ose jetese në një shtëpi të divorcuar./Indeksonline/