75 Mall Live Search
16:56 / E Enjte, 22 Maj 2025 / Z S

Kallas arrin në Kosovë

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kaja Kallas, ka arritur në Kosovë.

Gjatë vizitës në Kosovë ajo do të zhvillojë takim me përfaqësuesit e partive politike dhe shoqërinë civile.

Para se të vij në Kosovë, Kallas ka njoftuar planet për të organizuar një takim mes përfaqësuesve nga Prishtina dhe Beogradi për dialogun Kosovë – Serbi.

Ajo ka theksuar se synon të ftojë të dy palët sa më shpejt që të jetë e mundur, me qëllim diskutimin e hapave konkretë përpara në procesin e dialogut.

“Folëm për marrëdhëniet e Serbisë me fqinjët. Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën nuk është vetëm për përmirësimin e raporteve, por thelbësor për të ardhmen evropiane të Serbisë. Është koha për t’a tejkaluar të kaluarën dhe përqendrohemi në të ardhmen e përbashkët. Planifikoj t’i ftoj përfaqësuesit nga Prishtina dhe Beogradi, sa më shpejt që të jetë e mundur – për të diskutuar hapat konkret përpara”, ka deklaruar Kallas në konferencën për shtyp në Beograd.