Kallas i quan “të pabaza” pretendimet e Rusisë për sulme nga Ukraina
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politika të Jashtme dhe të Sigurisë, Kaja Kallas, i ka quajtur “të pabaza” pretendimet e Rusisë, se Ukraina ka shënjestruar objekte kyçe qeveritare në shtetin rus.
Këto pretendime, Kallas i quajti “shpërqendrim të qëllimshëm”, shkruan IndeksOnline.
“Pretendimi i Rusisë se Ukraina kohët e fundit ka shënjestruar objekte kyçe qeveritare në Rusi është një shpërqendrim i qëllimshëm. Moska synon të pengojë përparimin e vërtetë drejt paqes nga Ukraina dhe partnerët e saj perëndimorë.
Askush nuk duhet të pranojë pretendime të pabaza nga agresori i cili ka shënjestruar pa dallim infrastrukturën dhe civilët e Ukrainës që nga fillimi i luftës” deklaroi ajo.

