75 Mall Live Search
07:43 / E Hënë, 14 Prill 2025 / Z S

Kallas sot i informon ministrat e Jashtëm të BE-së lidhur me dialogun Kosovë-Serbi

Gjatë ditës së sotme pritet të mbahet takmi i Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së.

Në këtë takim përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, do të informojë lidhur me procesin e dialogut Kosovë – Serbi, si edhe për vizitën që ajo pati në Shqipëri, Mal të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Gjithashtu temë kryesore e takimit, do të jetë agresioni rus kundër Ukrainës, derisa ministrave të Jashtëm të BE-së do t’u drejtohet përmes një videokonference, ministri Jashtëm i Ukrainës, Andrij Sybiha./Indeksonline/