75 Mall Live Search
23:40 / E Diele, 21 Prill 2019 / indeksADMonline

“Kallet” Greqia, PAOK fiton titullin pas 34 vitesh

PAOK-u ka pritur 34 vite, por në fund mund të festojë. Selaniku ka thyer hegjemoninë e Athinës dhe sidomos Olympiacos, duke fituar titullin e tretë në historinë e klubit në një super sezon, me asnjë humbje deri tani.

Në fakt, janë 24 fitore dhe 5 barazime. Nëse edhe javën e fundit nuk humbasin, atëherë e mbyllin kampionatin pa humbje.

Fitorja 5-0 ndaj Levandiakos i ka dhënë fund pritjes. Menjëherë, fishekzjarrët dhe flakadanët kanë zënë vendin e dekorit të fushës…