“Kallet” kanagjegji, atmosferë e jashtëzakonshme për martesën e Engjëllusha Salihut

Engjëllusha Salihu sot përfundimisht po i jep fund beqarisë.
Këngëtarja e njohur, bija e Shyhrete Behlulit, ka ftuar mikeshat dhe familjaret e saj për të shënuar këtë ditë të veçantë, shkruan IndeksOnline.
E atmosfera duket se është në kulm.
Engjëllusha ka veshur fustane e veshje tradicionale, rëndom si në kanagjegjet shqiptare, teksa të pranishmit janë argëtuar dhe kanë shprehur urimet e tyre më të mira.
Pjesëmarrës në këtë kremtë janë edhe shumë figura të njohura të skenës, përfshirë Yllka Kuqin, Arbnora Ademajn, Shkurte Gashin, Remzie Osmanin, e kështu me radhë.
Urime Engjëllusha!