“Kallet” oxhaku i një ndërtesës në Podujevë

Sot në orët e mbrëmjes oxhaku i një ndërtesës në Komunën e Podujevës është kapluar nja zjarri.
Në një video të dërguar në redaksinë Indeksonline mund të shohim se si del flakë nga ky oxhak në këtë ndërtesë.
Ekipet e zjarrfikësve dhe Policia e Kosovës po intervenojnë për ta shuar zjarrin.
Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar. /Indeksonline/