75 Mall Live Search
22:23 / E Hënë, 02 Shkurt 2026 / L A

“Kallet” Zagrebi, tifozët kroatë festojnë vendin e tretë në Evropianin e hendbollit

Kombëtarja e Kroacisë në hendboll ka arritur një sukses të madh në hendboll.

Kjo pasi që ata zunë vendin e tretë në “2026 EHF European Men’s Handball Championship”, pasi mposhtën Islandën.

Në rikthimin e tyre në Kroaci, sikurse kombëtarja në futboll ata u pritën si heronj nga tifozët në kryeqytetin kroat, Zagreb.

Mijëra tifozë dolën në sheshin “Ban Jelaqiq”, për të festuar këtë arritje, ku u dhezën edhe flakadanë.

Kujtojmë se kampion u shpall një nga vendet nikoqire, Danimarka pasi që mposhti në finale, Gjermaninë./IndeksOnline/