Kallëzim penal ndaj shtatë personave të dyshuar për trafikim me qënie njerëzore
Kohën e fundit dukshëm është rritur numri i personave të përfshirë në trafikim me qënie njerëzore.
Të shpeshta janë edhe rastet kur viktimat/ femra tentohen të rrëmbehen nga persona të ndryshëm. E me rastet e tilla vazhdojnë të merren organet e hetuesisë, shkruan Indeksonline.
Kështu, sipas statistikave të Policisë së Kosovës vetëm gjatë vitit 2018 për veprën penale të trafikimit me qenie njerëzore janë arrestuar 18 persona të dyshuar, ndërsa kallëzim penal është ngritur ndaj 21 personave të dyshuar.

Kurse, gjatë këtij viti (2019) për veprën e njëjtë penale janë arrestuar pesë persona, ndërsa kallëzim penal është ngritur ndaj shtatë personave të dyshuar.
Nga të gjithë të arrestuarit katër prej tyre janë me shtetësi të Shqipërisë ndërsa të tjerët janë Kosovarë.
Numri me i madh i të arrestuarve është meshkuj, femra janë katër.
Nnjëra nga format më të shpeshta apo më të theksuara e shfrytëzimit të viktimave të trafikimit është ajo e shfrytëzimit seksual e në disa raste edhe kërkim lëmosha dhe puna e detyruar, ku më të prekurit janë personat e moshës së re (gjinia femërore), duke përfshirë edhe raste kur viktima janë edhe fëmijë./Indeksonline/