75 Mall Live Search
13:24 / E Diele, 03 Janar 2021 / OSH

Kaloi COVID-19 5 muaj më parë, Eni Koçi tregon pasojat

Këngëtarja e njohur Eni Koçi u infektua me Koronavirus 5 muaj me pare. Ajo e mori veten dhe siç u shpreh në atë kohë, pa shqetësime serioze.

Mirëpo, ndonëse kanë kaluar plot 5 muaj, Enit nuk i është kthyer ende shija apo nuhatja. Këngëtarja është shqetësuar nga ky fakt dhe këtë e ka bërë të ditur me anë të një status në rrjete sociale.

“Nëse ndonjëri prej jush e ka kaluar covid-in, ju lutem më tregoni a ju është kthyer shija dhe nuhatja. Kam 5 muaj që pres të më kthehet dhe asgjë. E vetmja gjë që ndjej është një shije tmerrësisht e keqe e ndonjë ushqimi”, ka shkruar ajo.