Kaloi ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë, ndalohet një person në Kamenicë
Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën një person është ndaluar në fshatin Novosellë të Kamenicës pasi i njëjti dyshohet se ka kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë.
Sipas njoftimit të policisë, pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
“KALIM I PAAUTORIZUAR I VENDKALIMEVE KUFITARE OSE VIJËS KUFITARE
Fsh. Novosellë, Kamenicë / 17.12.2025 – 15:10. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti me automjet dyshohet se ka kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/

