Kaloi me kamion ilegalisht kufirin, arrestohet në Zubin- Potok
Njësia policore ka ndaluar në fshatin Banjë të Zubin- Potokut një boshnjak, shtetas të Serbisë me kamionin e tij, ku gjatë verifikimit në sistemin BMS është konstatuar se ai ka hyrë dhe ka dalë nëpër rrugë alternative.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar, ndërsa kamioni i është konfiskuar dhe rasti kalon në procedurë të rregullt.