Kalon amendamenti i LDK, taksat e qytetarëve shpërndahen drejtë për të gjitha komunat

Lidhja Demokratike e Kosovës ka siguruar shpërndarje të drejtë të taksave të qytetarëve. Kuvendi i Kosovës ka aprovuar me votat e të gjitha partive politike Amendamentin e propozuar nga Shefi i GP të LDK Arben Gashi.
Me këtë amendament, të hyrat vetanake, që janë taksa të qytetarëve të Komunave, ju mbesin Komunave për projekte që janë në të mirë të qytetarëve në atë komunë.
Qeveria e Kosovës kishte propozuar që Komunave të ju merren të hyrat vetanake duke i rishpërndarë në komuna tjera sipas zgjidhjes së Qeverisë.
Kujtojmë se të hyrat vetanake të Komunave janë milionëshe, ku vetëm Prishtina ka mbi 30 milion euro të hyra vetanake.
Instituti GAP kishte publikuar një analizë ku tregonte që buxheti i propozuar nga Qeveria planifikon që 52% e investimeve të reja kapitale nga niveli qendror të investohen në tri komunat e udhëhequra nga VV, e të cilat përbëjnë vetëm 9% të territorit e 8% të popullsisë. Të paktën ndryshimi tjetër është parandaluar.