16:27 / E Diele, 24 Mars 2019 / indeksADMonline

Kalon çdo ditë duke projektuar shtëpitë e ëndrrave që ndoshta askush nuk do t’i dojë ndonjëherë

“Unë nuk kam qenë kurrë një dizajnere e brendshme. Pra puna ime ishte si arkitekte në Itali, ku jam edhe tani. Megjithatë, shumë shpejtë kuptova se unë në të vërtetë dëshiroja të udhëtoja dhe të jetojë në një vend tjetër”, kësisoj u shpreh një vajzë e cila përfundoi duke krijuar shtëpitë e ëndrrave.

Ajo filli të punonte me kohë të pjesshme në Ikea në Romë, duke qenë dizajnere-interieri.

E njëjta vazhdoi punën për gjashtë vite radhazi madje duke u  bërë menaxhere e kësaj pjese.

“Fillimisht u përqendrova në drejtimin e dizajnit të dhomave të dyqaneve, duke krijuar hapësira që i frymëzuan klientët për të parafrytuar se si produktet tona do të përshtateshin në shtëpitë e tyre. Tani unë e kam zhvendosur fokusin tim në marketing dhe marrëdhënie me publikun-duke punuar në reklamat televizive dhe fotografitë e Instagramit”tha ajo, transmeton Indeksonline.

Vajza në fjalë thotë se i pëlqen shumëllojshmëria që vjen nga puna e saj, duke thënë se krijon “shtëpi të imagjinueshme”, për njerëzit.

Tutje për metro e njëjta sqaroi se është fantastike të punosh me një kompani të madhe siç është IKEA./Indeksonline/