75 Mall Live Search
10:01 / E Diele, 28 Korrik 2019 / indeksADMonline

Kalon kufirin ilegalisht, ndalohet në Zubin Potok

Njësiti patrullues i Policisë së Kosovës, ka ndaluar veturën xhip me targa të një shteti të huaj që drejtohej nga i dyshuari boshnjak, pasi që i njëjti ka kaluar ilegalisht kufirin.

Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt, ndërsa, vetura i ndalohet përkohësisht.