75 Mall Live Search
14:05 / E Shtunë, 07 Shtator 2019 / indeksADMonline

Kalon në NISMA Mevludin Krasniqi, zv.ministër aktual, ish kryetar i rinisë së PDK dhe dhëndër i Lushtakëve

Edhe përse aktualish është zv.ministër I PDK, e dikur ishte kryetar i rinisë së PDK dhe është dhëndër i Lushtakëve të Skenderajt, ditëve të fundit e ka braktisur PDK dhe kaloi në NISMA.

Përmes rrjetit social Instagram ka postuar fotografinë me Fatmir Limajn që nënkupton se tashmë është pjesë e NISMA-s. Mevludin Krasniqi aktualisht është z.v.ministër Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Është nga Breznja, Komuna e Dragashit.

I diplomuar në Universitetin e Prishtinës dhe vitëve të fundit ka ushtruar disa fuksione të larta në qeverinë e Kosovës, sikurse: zyrtar i lartë ekzekutiv në Ministrinë e Shërbimeve Publike, këshilltar i lartë politik i Ministrit në Ministrinë e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit, këshilltar politik i Ministrit në Ministrinë e Infrastrukturës, zëvendësministër i Shëndetësisë, zëvendësministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Ka mbajtur edhe pozita të larta drejtuese në Partinë Demokratike të Kosovës/PDK, ku ka qenë edhe Kryetar i Rinisë së PDK-së në vitin 2000.