75 Mall Live Search
11:50 / E Hënë, 07 Dhjetor 2020 / C E

Kalon në Qeveri propozimi i ministrit Selimi për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës

Me propozimin e ministrit Selimi ka kaluar vendimi për Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të dhunuar gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës.

Po ashtu, është aprovuar propozimi për zgjatjen e afatit deri me datë 15 dhjetor 2020 të grupit i cili po merret me hartimin e skenarëve për adresimin e sistemit të llogaridhënies, duke përfshirë edhe vettingun.

Ky është njoftimi i ministrit Selimi:

Me propozimin tim, sot Qeveria e Republikës së Kosovës, ka marrë vendim për kompletimin e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të dhunuar gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës, me çka do të rritet efikasiteti në trajtimin e rasteve në njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës.Po ashtu, është aprovuar propozimi për zgjatjen e afatit deri me datë 15 dhjetor 2020 të grupit i cili po merret me hartimin e skenarëve për adresimin e sistemit të llogaridhënies, duke përfshirë edhe vettingun.Pas konsultimeve shtesë, është marrë vendimi për themelimin e grupit punues për përgatitjen e analizës për themelimin e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, si njëri nga prioritetet e mia si Ministër i Drejtësisë