“Kalorës i urdhrit të flamurit”, Meta dekoron Remzi Ejupin

I nderuar që sot mora titullin “Kalorës i urdhrit të flamurit” nga presidenti i Shqipërisë Ilir Meta. Kështu ka shkruar në Facebook, biznesmeni dhe presidenti i KF. Prishtinës, Remzi Ejupi.

“E ndjej thellë në shpirt këtë urdhër, duke nderuar babanë tim dhe kujtimet e tij. I jemi mirënjohës zotit president që na nderoi me urdhrin e flamurit kombëtar.
Është moment i paharruar për familjen time, por uroj të mos jetë më i paharruari.
E falënderoi presidentin Meta për vlerësimin dhe zotohem se do të vazhdojë kontributin tim në të mirë të kombit shqiptar”, ka shkruar ai. /Indeksonline/
