22:33 / E Mërkurë, 24 Shkurt 2021 / Blerim

Kalorësi adoleshent nga Senegalit do të merr pjesë në garat e kalërimit në Francë

Kalorësi Fallou Diop, vetëm 19 vjeç, dy vjet më parë kishte fituar çmimin kryesor për kalërim në Senegal.

Ai në moshën 17 vjeçare kishte realizuar ëndrrën e tij, e këtë gjë shpreson ta arrij edhe tash për garën në Francë vitin e ardhshëm, shkruan BBC, transmeton Indeksonline.

“Unë dua të jem kalorësi më i mirë në një vend tjetër nga imi. Në Marok ose Francë, kudo që ka gara me kuaj”, ka thënë ai.

Pasi kishte braktisur shkollën, Diop ishte 12 vjeç kur vendosi të linte një praktikë rrobaqepësie dhe të ndiqte garat me kuaj.

Sipas babait të tij, ai eci 10 milje për t’u regjistruar në programin më të afërt të trajnimit.

Diop jeton në një shtëpi me 12 anëtarë të tjerë të familjes, në Niaga.
Çmimin që e fitoi ai nga gara e që shuma ishte 600 dollarë, ai më këto para ka rregulluar çatinë e shtëpisë së tij./BBC/Indeksonline/