15:14 / E Hënë, 11 Tetor 2021 / C E

Kaltrina e Vetëvendosjes sjell një frymë të re në Dragash, vajzat në rend të parë

Kandidatja për kryetare të Komunës së Dragashit nga radhët e VV-së, Kaltrina Salihu ka zhvilluar aktivitete sportive së bashku me kandidatet për asambleiste.

Sporti është një aktivitet e angazhim i cili përveç se kontribuon në shëndet më të mirë fizik, gjithashtu zhvillon aftësitë e punës ekipore dhe ndërton frymën e bashkëpunimit. Programi i Lëvizjes që do ta jetësoj si kryetare e Sharrit i jep rëndësi të madhe ofrimit të mundësive për përfshirje të vajzave në sporte profesionale e rekreative. Bashkë jemi më të fortë, bashkë fitojmë më lehtë!”, ka shkruar Salihu në rrjetet sociale.

Kaltrina Salihu, një frymë e re në Komunën e Dragashit po shihet si favorite për të drejtuar këtë vend në katër vitet e ardhshme. /IndeksOnline/

VIDEO