75 Mall Live Search
20:27 / E Diele, 10 Tetor 2021 / C E

Kaltrina Salihu merr mbështetje të fuqishme në Bellobrad

Kandidatja për kryetare të Dragashit nga radhët e Vetvendosjes, Kaltrina Salihu ka marrë mbështetje të fuqishme në fshatin Bellobrad.

Ajo ka shpalosur programin qeverisës katër vjeçar për komunën e Dragashit.

Salihu ka premtuar se me ardhjen e saj në krye të komunës, Bellobradi do të ndryshoj për së miri.

Në këtë takim ajo është pritur edhe nga kandidati për asambleist nga ky fshat, Arafat Qafleshi.

“Ne Bellobrad se bashku me bashkekandidaten per asamble nga fshati Zym, Pajtesa Berisha mirepritem kryetaren e ardhshme te Sharrit, aty e shpalosem programin tone qeverises 4vjeçar. Me Kaltrinen si kryetare dhe une si asambleist, Bellobradi e Sharri do te ndryshoj! Voto një katër katër, voto dhjetë, voto nëntë”, ka shkruar Qafleshi në rrjetet sociale.

Kaltrina Salihu po shihet një mundësi e mirë për komunën e Dragashit, ku potenciali dhe përvoja e saj në fushën e turizmit do të sjell investime dhe të ardhura për vendin jugor të Kosovës. /IndeksOnline/