75 Mall Live Search
21:12 / E Diele, 03 Tetor 2021 / C E

Kaltrina Salihu: Sharri ka bukuri natyrore, zhvillimi i turizmit synimi kryesor

Kandidatja për kryetare të Dragashit nga radhët e Vetëvendosjes, Kaltrina Salihu ka thënë se synimi i saj është zhvillimi i turizmit.

Gjatë një vizite në bjeshkët e Restelicës, Salihu e ka theksuar edhe një herë se bukuritë e maleve të Sharrit duhet të shfrytëzohen për zhvillimin e turizmit dhe hapjen e perspektivave për rininë.

Sharri është i njohur për bukuritë natyrore që ka. Këtë të Dielë, së bashku me disa nga kandidatët për asamblenë komunale dhe disa aktivistë i shijuam nga afër këto bukuri. Ishim në bjeshkët e fshatit Restelic. Zhvillimi i turizmit në këto zona të larta, mbetet njëra nga synimet e qeverisjes sonë. Me zhvillimin e turizmit do të hapim perspektiva të reja për rininë tonë. Sharri duhet të zhvillohet dhe do të zhvillohet”, ka shkruar Salihu.

Salihu njihet për potencialin e saj në projektet për turizmin pasi që ka shërbyer disa vite në këtë drejtim. /IndeksOnline/