75 Mall Live Search
12:38 / E Mërkurë, 06 Tetor 2021 / C E

Kaltrina Salihu zotohet se do ta bëjë me stadium Kf Opojën

Kandidatja e Vetëvendosjes për kryetare të Dragashit, ka vizituar KF Opojën.

Ajo është njoftuar me vështirësitë që po kalon klubi dhe mungesa e një fushe për të zhvilluar ndeshjet, mbetet sfida e tyre më e madhe.

Salihu është zotuar se do të bëjë të pamundurën që kërkesat e tyre të realizohen.

Ky është njoftimi i saj:

Klubi futbollistik “Opoja”, ndonëse në kushte të dobëta arrinë ta mbajë gjallë vullnetin e të rinjëve për të luajtur për këtë klub. Ushtrimet i zhvillon në teren aspak të përshtatshëm, kurse ndeshjet si vendas por edhe si mysafir i luan në fusha të huaja. Kërkesa e tyre për të pasur një fushë të vetën ka mbetur peng e procedurave burokratike. Ne duhet të ndihemi krenar me ekipin tonë, duhet ta mbështesim dhe ta ndihmojmë pa rezervë. U zotuam se do të jemi ne krah të tyre, dhe do të bëjmë të pamundurën që kërkesat e tyre të realizohen.