Kaltrina Selimi bëhet nënë për herë të dytë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Kaltrin Selimi prej kohësh është tërhequr nga skena muzikore për të iu përkushtuar jetës familjare.
Artistja prej vitesh është zhvendosur në Londër ku jeton me bashkëshortin e saj Dritonin, me të cilin u martua në vitin 2012.
Ndërkohë, pak muaj më parë u zbulua se Kaltrina është në pritje të fëmijës së dytë, këtë së fundmi e ka konfirmuar edhe vet këngëtarja.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Kaltrina ka zbuluar se është bërë nënë për herë të dytë.