Kaltrina Selimi po shijon ditët në vendlindje, publikon një foto të këndshme
Këngëtarja Kaltrina Selimi, pavarësisht që është martuar në Londër e ka edhe fëmijë, nuk ndahet nga publiku.
Ajo herë pas herë sjell këngë të përpunuara e edhe prodhime të saj, duke treguar se vazhdon të merret me muzikë, shkruan Indeksonline.
Këto ditë Kaltrina ka bërë të ditur se po qëndron për pushime në vendlindje, duke publikuar foto të shpeshta.
Sot Kaltrina në Instagram publikoi një foto ku shfaqet e thjeshtë, por shumë e bukur.
Me trupin që ka, askush nuk do ta mendonte se Kaltrina ka një fëmijë. /Indeksonline/