“Kam blerë rroba aty ku blini ju dhe nuk më vjen turp”
Reperi shqiptar i njohur si Skerdi kohëve të fundit ka qenë më se i komentuar.
Kjo pasi që artisti u largua nga RedBox, ku edhe për vite me radhë krijoi këngë që u bën hite.

Ai përmes llogarisë Instagram ka vendosur të rrëfehet duke treguar modestinë e tij, duke treguar se muzika i buron nga shpirti, ndërsa bën një jetë të thjeshtë si edhe të gjithë të tjerët.
Ky është postimi i plotë i tij:
Të dashur ndjekës, tani është koha të flas unë. Tërë jetën time, jam munduar të fokusohem në muzikë sepse vetëm aty e kam gjetur veten. Rrallë herë i kam dhënë rëndësi veshjes edhe pse jetojmë në një kohë në të cilën po s’u duke mirë ‘nuk je IN’, gabim! Unë nuk mendoj kështu ose thënë ndryshe unë nuk jam ky. Unë nuk i jap rëndësi markave të shtrenjta, para kësaj kam gjëra më të rëndësishme. Unë nuk i jap rëndësi një makine të shtrenjtë e as një jete prej luksi. Kam blerë rroba aty ku blini edhe ju të dashur ndjekës, dhe nuk më vjen turp, pavarësisht se jam këngëtar dhe e do profesioni, por unë jam ky – Skerdi i thjeshtë që do t’ju servoj vetëm muzikë të bukur. Nuk dua që unë të identifikohem për firma, makina luksoze apo pushime super të shtrenjta, dua që ta dëgjoni muzikën time, për këtë kam luftuar gjithmonë dhe do vazhdoj edhe më tutje. Dhe për fund, nuk është turp po u vishe lirë, turp është krimi apo gënjeshtra. Unë jam ky, dhe dua që të më vlerësoni për këtë gjë. Ju dua juve që më mbështetni por edhe juve që kritikoni.